Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arena News Channels Two Albania Shpk respekton të drejtat e privatësisë së përdoruesve të shërbimeve të saj dhe garanton të drejtën e tyre për të zgjedhur nëse duan të ndajnë të dhënat personale që lidhen me ta.
Arena News Channels Two Albania Shpk, faqen e internetit të së cilës po përdorni, respekton të drejtat e privatësisë së përdoruesve të shërbimeve të saj dhe garanton të drejtën e tyre për të zgjedhur nëse duan të ndajnë të dhënat personale që lidhen me ta. Ne sigurojmë që të dhënat personale të përdoruesve tanë përpunohen në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, dhe në mënyrë specifike, në përputhje të plotë me ligjin 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), vendimet, udhëzimet dhe urdhrat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), si edhe me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.
Ky Njoftim i Privatësisë ju mundëson të kuptoni se çfarë janë “të dhënat personale”, si edhe mënyrën se si i përpunojmë të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve tona si përdorues të faqes së internetit dhe aplikacionit.
Të dhënat personale
Të dhënat personale janë çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekti i të dhënave), në përputhje me parashikimet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Një person është i identifikueshëm nëse mund të arrihet në identifikimin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një apo disa faktorëve identifikues të veçantë, si: emri, numri i identifikimit, të dhënat për vendndodhjen, një identifikues në internet, ose një apo më shumë faktorëve specifikë, lidhur me identitetin e tij fizik, fiziologjik, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.
Kontrolluesi i të dhënave
Kontrolluesi i të dhënave është një person fizik, juridik ose një autoritet publik që përcakton, vetëm ose së bashku me të tjerë, qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale. Në këtë rast, kontrolluesi është Arena News Channels Two Albania Shpk.
Për çështje që lidhen me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të na kontaktoni në: office.tirana@newsmaxbalkans.com
Shkelja e të dhënave personale
Shkelja e të dhënave personale është një shkelje e sigurisë së të dhënave personale që rezulton në shkatërrimin aksidental ose të paligjshëm, humbjen, ndryshimin, zbulimin e paautorizuar ose aksesin e paautorizuar në të dhënat personale që transferohen, ruhen ose përpunohen në çfarëdo mënyre tjetër, në përputhje me përcaktimet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Afati i ruajtjes dhe mbajtjes së të dhënave
Ne i ruajmë dhe mbajmë të dhënat personale në regjistrat tanë të brendshëm, në formë fizike ose elektronike, për të cilat zbatojmë të gjitha masat e nevojshme organizative, teknike dhe të sigurisë së personelit, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, dhe veçanërisht me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të dhënat e mbledhura për qëllimin e përmbushjes së një kontrate ruhen për një periudhë dhjetëvjeçare ose për një periudhë tjetër në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
Të dhënat e ruajtura mbi bazën e pëlqimit të informuar mbahen deri në përmbushjen e qëllimit specifik ose deri në tërheqjen e pëlqimit, në përputhje me nenin 7, paragrafi 1(a) dhe nenin 8 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që nënkupton ndërprerjen automatike të përpunimit të mëtejshëm nga marrja e kërkesës për tërheqje. Më pas, të dhënat fshihen ose anonimizohen në mënyrë të pakthyeshme.
“Pëlqim i informuar” do të thotë që juve ju është ofruar paraprakisht informacion i detajuar mbi të gjitha aspektet përkatëse të përpunimit të të dhënave tuaja, përfshirë edhe përmes këtij Njoftimi, dhe se më pas keni pranuar një përpunim të tillë. Nëse përpunimi bazohet në pëlqimin e informuar, ju mund ta tërhiqni një pëlqim të tillë në çdo kohë. Tërheqja ndalon çdo përpunim të mëtejshëm, por nuk ndikon në përpunimin e kryer para tërheqjes.
Tërheqja ushtrohet në mënyra të ndryshme, në varësi të qëllimit për të cilin të dhënat janë mbledhur, për shembull, duke dërguar një e-mail për të kërkuar heqjen nga lista jonë e postës elektronike, etj.
Të drejtat e përdoruesit
Përdoruesi ka të drejtat e mëposhtme:
të drejtën për t’u informuar në përputhje me nenin 13 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
të drejtën e aksesit në të dhënat e tij, përfshirë të drejtën për të marrë një kopje;
të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave;
të drejtën për fshirjen e të dhënave;
të drejtën për kufizimin e përpunimit të të dhënave;
të drejtën për transferimin e të dhënave;
të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale;
të drejtën për të mos iu nënshtruar vendimmarrjeve automatike
të drejtën për depozitimin e një ankese te autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale;
të drejtën për mbrojtje gjyqësore dhe për kompensim në rast të përpunimit të paligjshëm.
Për të ushtruar të drejtat e mësipërme, mund të dërgoni një kërkesë të arsyetuar në: office.tirana@newsmaxbalkans.com
Ndarja e të dhënave
Të dhënat tuaja mund të transferohen tek palë të treta, si p.sh. shoqëritë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) që mirëmbajnë sistemet tona të informacionit ose ndërtojnë faqen tonë të internetit, subjektet që përpunojnë të dhëna në emrin tonë, agjencitë e marketingut dhe partnerët tanë të tjerë. Në rast transferimi të të dhënave, ne kërkojmë nga partnerët tanë që të ruajnë konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave tuaja, të zbatojnë masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe për të aksesuar dhe përpunuar të dhënat në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Të dhënat tuaja mund t'u ofrohen gjithashtu autoriteteve shtetërore dhe subjekteve të tjera të biznesit të autorizuara për të përpunuar të dhëna vetëm në përputhje me kuadrin rregullator të zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë.
Bazuar në pëlqimin tuaj për përpunim nga Arena News Channels Two Albania Shpk, ju gjithashtu jepni të dhënat tuaja personale për: regjistrimin e historikut të shfletimit në faqet dhe aplikacionet tona; qëllime marketingu (përfshirë analizën automatike të interesave tuaja vetëm për qëllimin e dërgimit të mesazheve reklamuese të targetuara), përfshirë vendosjen e cookies në pajisjen tuaj. Ky pëlqim aplikohet edhe për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu nga partnerët tanë.
Cookies në faqet e internetit
Faqja jonë përdor cookies. Duke përdorur këtë faqe, ju jepni pëlqimin tuaj për përdorimin e cookies dhe teknologjive të tjera të ngjashme.
Një cookie është një skedar i thjeshtë teksti që ruhet në shfletuesin e internetit gjatë shfletimit në një faqe interneti. Cookies zakonisht përmbajnë emrin e faqes dhe funksionojnë duke gjeneruar një numër unik, i cili përdoret për të identifikuar shfletuesin për çdo lidhje me faqen.
Ne përdorim cookies ose teknologji të ngjashme për të siguruar që faqja dhe aplikacioni ynë të funksionojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase, për të optimizuar përmbajtjen, si dhe për të shfaqur mesazhe reklamuese që përputhen me pritshmëritë dhe interesat e përdoruesve; për të mbledhur statistika që na ndihmojnë të kuptojmë se si përdoret faqja (përfshirë shërbimet e aplikacionit tonë); dhe për të përmirësuar funksionalitetin dhe përmbajtjen.
Cookies përdoren për të identifikuar përdoruesit e kyçur, në mënyrë që t’u shfaqet informacion përkatës, i lidhur me interesat e tyre.
Cookies mund të hiqen duke rregulluar cilësimet në shfletuesin tuaj të internetit (Internet Explorer, Firefox, Chrome, Opera, etj.). Cookies të ruajtura mund të fshihen nga shfletuesi; megjithatë, fshirja e disa cookies mund të ulë funksionalitetin e faqes së internetit.
Informacione dhe pyetje shtesë
Të gjitha pyetjet shtesë që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, përfshirë ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave, mund të dërgohen në: office.tirana@newsmaxbalkans.com. Ne do t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave brenda pesë ditëve pune.
Pranimi dhe hyrja në fuqi e Njoftimit të Privatësisë
Me anë të këtij njoftimi, subjektet e të dhënave konfirmojnë se e kanë lexuar, kuptuar dhe pranuar përpunimin e të dhënave personale të përshkruara më sipër.
Ky Njoftim i Privatësisë hyn në fuqi më 01/12/2025.
Njoftimi i Privatësisë mund të përditësohet periodikisht, në përputhje të plotë me kuadrin rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.